Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5! 02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…” 02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri 02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin 02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

LETËR MAMIT / Lori Hoxha: Jeta s’ka qenë e lehtë për ty, e di mirë…

08/03/2017
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Ato dëshirojnë si të gjithe ne, t’ia thonë çdo ditë nënave të tyre se sa shumë i duan… Por ne u kërkuam që këtë 8 mars t’i thonë fjalë zemre përmes revistawho.com grave më të rëndësishme të jetës së tyre. Ah, ato janë larg dhe kanë ditë e ndoshta muaj pa u përqafuar me mamin. Sot mesazhi i urimit nga ana e vajzave tona të famshme nuk do të bëhet në celular, por do të vijë si një përqafim i ngrohtë nga larg, prej të cilit do të marrin nga pak të gjitha zonjat, e jo vetëm mbretëreshat e tyre. Gëzuar! #LeterMamit #PerMeTeShtrenjten





E para që e çel këtë speciale letrash me mesazhe dashurie në revistawho.com sot, është Lori Hoxha. Lexoni më poshtë dedikimin e saj për të ëmën, Vjollca Hoxha.

Të bukurës, mamasë sime!


Faleminderit që je gruaja që dëshiroj të bëhem çdo ditë të jetës sime. Faleminderit që më mësove çdo gjë di në jetë, e më shumë se aq. Faleminderit që më tregove si të dua pa kushte, pa pritur asgjë mbrapsht. Jeta s’ka qenë e lehtë për ty, e di mirë, ndaj Faleminderit që s’e le të të rrëmbejë buzëqeshjen tënde. Faleminderit që e deshe aq shumë tim atë, duke na ndihmuar të ishim të forta edhe pa të. Faleminderit që më mësove se jeta nuk është ngaherë e drejtë, por unë duhet të jem!

Mbi të gjitha Faleminderit që mposhte stereotipin e gruas në Shqipëri. Nuk duhet të jesh burrë që t’ia dalësh. Nuk të duhet një burrë në krah për të qenë e suksesshme, për të rritur familjen! Nuk të duhet një burrë për të udhëhequr. Faleminderit që do veten çdo ditë, duke më mësuar se familja është e shenjtë.

Dhe për dy femrat e tjera të jetës sime, nuk mund të falenderoj mamin, pa ju falenderuar juve. Është bekimi më i madh t’ju kem juve në jetën time. Sara, Faleminderit që më mban me këmbë në tokë, që më tregon ç’do të thotë të jesh e fortë dhe të kesh besim në vete. Je njësoj mama e mirë dhe e bukur sa mami jonë. Faleminderit që je shoqja ime më e mirë çdo ditë që kalon. Redia Faleminderit që je krahu im i djathtë, e di që më do po aq sa unë ty! Lidhja jonë nuk mund të ç’bëhet, e di që do të jemi gjithëherë të pandashme.

Jam kjo që jam prej jush, të trejave ju!

Lori / revistawho.com

Tags: lori hoxhavjollca hoxha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Elvana Gjata jep një mesazh për 8 marsin: Të gjithë duhet të jemi feministe

Elvana Gjata jep një mesazh për 8 marsin: Të gjithë duhet të jemi feministe








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera