• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Letra e studentes nga Fieri para vetëhelmimit: ‘Motër, amanet mamin dhe babin’

Studentja e Fakultetit Ekonomik që i dha fund jetës pasditen e së martës, duke pirë fostoksinë kishte lënë një letër lamtumire, raporton “Panorama”.Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në dhomën e konviktit nr.25 ku qëndroi gjatë verës në Qytetin Studenti, në Tiranë. Viktima është 20­vjeçarja Ana Doko, nga Fieri. Ende nuk dihet me saktësi motivi që e shtyu vajzën drejt vetëvrasjes, ndërsa familjarët kanë mohuar që ajo të kishte pasur më parë probleme me depresionin. Para se të konsumonte fostoksinën, 20­ vjeçarja kishte shkruar një letër lamtumire, por pa sqaruar arsyen pse po vetëvritej. “Jam lodhur nga jeta! Mos e kërkoni fajin askund…”, shkruante studentja. Në fund i drejtohej motrës së saj më të vogël, së cilës i thoshte: “Amanet mamin dhe babin…”. Pasi ka shkruar këtë letër, Ana u ka telefonuar prindërve të saj në Fier, duke u thënë se ndihej keq. I ati dhe e ëma janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, pasi e kanë kuptuar nga zëri se e bija kishte një problem shëndetësor dhe janë gjendur pranë saj para se ajo të ndërronte jetë. Madje i ati ka qenë ai që i ka bërë frymëmarrje artificiale, deri në momentin që autoambulanca e qendrës shëndetësore të Qytetit.Studenti e ka dërguar në urgjencën e QSUT­së. Pak minuta pasi është futur në reanimacion dhe i është nënshtruar terapisë intensive, vajza ka ndërruar jetë. Ndërsa motra e saj, nëpërmjet disa komenteve në rrjetin social “Facebook”, ka hedhur akuza për shërbimin mjekësor, duke thënë se, në rast se ambulanca nuk do të vonohej, ajo mund të shpëtonte. Për vdekjen e Anës ka reaguar edhe mësuesja e saj, Donika Begaj, e cila thotë se ajo e familja duhen lënë të qetë. “Ana shembullore në mësime dhe në sjellje u largua nga kjo jetë në moshën më të bukur, duke lënë në mes ëndrrën e saj, diplomimin. U prehsh në paqe Ana e bukur, nxënësja ime e dashur”, thotë ajo.