Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Jennifer Lopez paditet pse postoi fotot e saj! 21/05/2025
Elita 5 fiton “Netët e Klipit Shqiptar”! Kush janë artistët e tjerë që morën çmime 21/05/2025
Blogerja që vizitoi çdo shtet të botës tregon vendin ku nuk do rikthehej kurrë! 21/05/2025
“S’kemi ku hamë”/Julia Ilirjani kujton periudhën e vështirë: I thashë Renees… 21/05/2025
E quajti një k*rvë të vdekur, vajza e Elon Musk rrëfen anët e errëta të miliarderit amerikan 21/05/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Letra prekëse e një gjyshi, shkruar disa ditë para se të ndahej nga jeta!

06/01/2024
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
Letra prekëse e një gjyshi, shkruar disa ditë para se të ndahej nga jeta!

“Të dashur Ryan, Conor, Brendan, Charlie dhe Mary Catherine, Rasheli im më shtyu të shkruaj një letër me disa këshilla për ju, në të cilën ju tregoj gjërat e rëndësishme që kam mësuar gjatë jetës. Fillova ta shkruaj më 8 prill 2012, në prag të 72-vjetorit të lindjes time.





Secili prej jush është një dhuratë e mrekullueshme nga Zoti, një dhuratë për familjen tuaj dhe për të gjithë botën.

Gjithmonë mbajeni mend këtë, veçanërisht kur erërat e ftohta të sjella nga dyshimet dhe momentet e trishtueshme të vijnë në jetën tuaj.


Mos kini frikë … Nga asgjë dhe nga askush. Ndiqni ëndrrat tuaja, mos u dekurajoni nga vështirësitë ose nga ato që njerëzit mund të mendojnë. Shumë njerëz nuk bëjnë atë që duan dhe më pas e kalojnë jetën e tyre duke gjykuar se çfarë bëjnë të tjerët.

Shmangni pesimistët acidë që jetojnë me ‘nëse’ dhe ‘por’. Mos u kushtëzoni. Gjëja më e keqe në jetë është të shohësh prapa dhe të thuash: “Unë duhet të kisha … Unë mund të kisha”. Ndërmerrni rreziqe, bëni gabime.




Të gjitha qeniet njerëzore janë të barabarta. Disa njerëz mund të mbajnë kapele ekstravagante ose të kenë tituj të shkëlqyeshëm mbase (përkohësisht) të kenë fuqi të madhe dhe kështu të besojnë se janë superiorë.

Mos u besoni. Ata kanë të njëjtat dyshime, të njëjtat frikëra dhe të njëjtat shpresa, hanë, pinë, flenë dhe pjerdhin si të gjithë të tjerët.

Bëni një listë të gjithçkaje që dëshironi të bëni në jetë: udhëtoni në vende të largëta, mësoni një zanat ose gjuhë, takoni dikë të veçantë. Bëni disa nga këto gjëra çdo vit. Asnjëherë mos thuaj ‘Do ta bëj nesër’. Nuk ka ditë ‘të duhur’ për të filluar diçka, tani është koha e duhur.

Jini vetëmohues, dilni për të ndihmuar njerëzit, veçanërisht më të dobëtit, të frikësuarit dhe fëmijët. Gjithkush mbart dhimbje të madhe brenda tij dhe të gjithë kanë nevojë për dhembshuri.

Mos u bashkoni me ushtrinë ose ndonjë organizatë që përpiqet t’ju vrasë. Lufta është e keqe. Të gjitha luftërat nisën me burra të moshuar që i detyronin të rinjtë të urrenin njëri-tjetrin dhe të vrisnin njëri-tjetrin.

Lexoni libra, sa më shumë që të mundeni. Ata janë një burim i mrekullueshëm gëzimi, mençurie dhe frymëzimi.

Jini të sinqertë.

Gjithmonë udhëtoni por sidomos gjatë rinisë tuaj. Mos prisni derisa të keni para të mjaftueshme ose derisa gjithçka të jetë e organizuar në mënyrë të përsosur. Kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Zgjidhni profesionin që doni. Një punë duhet të jetë një gëzim, mos puno vetëm për para, shpirti yt do të paralizohet.

Mos bërtit. Asnjëherë nuk ndihmon, dëmton veten dhe të tjerët. Sa herë që bërtisja, dështoja.

Gjithmonë mbajini premtimet që u bëni fëmijëve. Mos thuaj ‘të shohim’ kur do të thuash ‘jo’. Fëmijët duan të vërtetën. Tregojuni atyre të vërtetën me dashuri dhe mirësi. Jetoni në harmoni me natyrën: qëndroni jashtë, në pyje, në male, buzë detit, në shkretëtirë. Përqafoni njerëzit që doni. Tregojuni sa të rëndësishëm janë për ju, mos prisni derisa të jetë tepër vonë. Jini mirënjohës çdo ditë për atë që keni.

Nga gjyshi.”

Burimi: Roba da Donne

Tags: gjyshiKeshillarevista who
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

10 shenja që tregojnë se rrethi juaj shoqëror nuk është më për ju
Jetë

10 shenja që tregojnë se rrethi juaj shoqëror nuk është më për ju

19/05/2025
Robert Francis Prevost zgjidhet Papa i ri – merr emrin Leo XIV
Jetë

Kush është Robert Francis Prevost, Papa i ri i Vatikanit

09/05/2025
Kujdes, këto janë 10 profesionet më të prirura ndaj tradhtisë!
Jetë

Kujdes, këto janë 10 profesionet më të prirura ndaj tradhtisë!

08/05/2025
Si lindi 1 Maji: Një ditë proteste që u kthye në festë botërore!
Jetë

Si lindi 1 Maji: Një ditë proteste që u kthye në festë botërore!

01/05/2025
Teknologjia kuantike e televizorëve Samsung: Shiko çdo detaj, ndjej çdo moment
Jetë

Teknologjia kuantike e televizorëve Samsung: Shiko çdo detaj, ndjej çdo moment

28/04/2025
Kujdes, 70% e njerëzve e bëjnë këtë gabim çdo mëngjes!
Jetë

Kujdes, 70% e njerëzve e bëjnë këtë gabim çdo mëngjes!

27/04/2025
Next Post
Ditën mbarë na e nis vetëm horoskopi, e premtja me argëtim e dhurata për këto shenja

Kujdes me kë flisni, horoskopi këtë të diel bën ca paralajmërime për këto shenja!







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera