Gjatë muajit korrrik këngëtari i njohur Liam Payne dhe partnerja e tij Cheryl Cole, pranuan publikisht ndarjen e tyre. Duket se kjo periudhë nuk ka kaluar ende për Liam dhe ai ka thënë në një intervistë se ndihet shumë më i britshtë. Ai ka pranuar se këto dy muaj kanë qenë shumë të vështirë për të, duke qenë se duhet të përballet me ndarjen e tyre edhe në syrin e publikut. “Jam në rregull, por ndonjëherë ndihem i dobët. Megjithatë kam ende shumë gjëra që duhet t’i largojë nga jeta ime” – ka thënë këngëtari. Liam ka pranuar se në momentin që ka bërë publik lajmin e ndarjes, i është dukur sikur është ndarë dy herë me Cheryl. Ish-antari i grupit ‘One Direction’ ka thënë se pavarësisht se është një personazh i famshëm, ka të njëjtat ndjenja si një njeri i thjeshtë. /revistawho.com