Lidhja e Elsamedit dhe Ambrës duket se nuk po funksionon. Gjatë kësaj jave mes tyre ka pasur vetëm grindje dhe keqkuptime. Lidhur me këtë mbrëmjen e sotme Ambra u shpreh se Elsamedi i acaron nervat dhe nuk e pyet atë si ndihet. Ndërsa Elsamedi tha se në Big Brother gjërat funksionojnë duke bashkëpunuar kurse Ambra nuk i kupton provokimet e banorëve të tjerë. “Këtu funksionon duke bashkëpunuar. Është ndier mungesa e Ambrës dhe jam munduar t’ja shpjegoj. Ajo është mërzit nga këto diskutime. Unë përfshihem në situata, ajo është pasive”,-tha Elsamedi./revistawho.com