Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Linda Evangelista vendos të rrëfehet për shpërfytyrimin që i ndodhi nga ndërhyrjet plastike

17/02/2022
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Linda Evangelista vendos të rrëfehet për shpërfytyrimin që i ndodhi nga ndërhyrjet plastike

Dikur ajo ishte një nga njerëzit më të fotografuar në botë, ndërsa sot jeton në izolim. Bëhet fjalë për supermodelen Linda Evangelista, e cila që prej 5 vitesh i fshihet botës pasi iu nënshtrua një procedure kozmetike, e cila dështoi dhe i shkatërroi fizikun.





Linda është shfaqur për People me fotot që tregojnë shndërrimin. Linda iu nënshtrua procedurës CoolSculpting për të larguar nga trupi qelizat yndyrore, procedurë që nënkuptonte më tepër elegancë për të, por që rezultoi të ishte e kundërta. Pas ndërhyrjes Linda shtoi peshë në trup dhe në fytyrë dhe lëkurai iu var.


Linda Evangelista tregoi se e kreu procedurën në klinikën e një dermatologu nga gushti i vitit 2015 deri në shkurtin e 2016-ës, me 7 seanca në total. Pra nga një herë në çdo muaj.

Ndryshimet e para nisi t`i vinte re që në 3 muajt e parë kur po dallonte një fryrje në zonën e mjekrës, kofshëve dhe të gjoksit të cilat më pas iu forcuan dhe iu mpinë.

Në qershor të 2016-ës mjeku e diagnostikoi me hiperplazi dhjamore paradoksale (PAH), një efekt anësor i rrallë që prek më pak se 1% të pacientëve me CoolSculpting, ku procesi i ngrirjes bën që indi dhjamor i prekur të trashet dhe zgjerohet.

“Dikur më pëlqente të ngjitesha në pasarelë. Tani kam frikë të ndeshem me dikë që njoh. Nuk mund të jetoj më kështu, e fshehur dhe e turpëruar. Unë thjesht nuk mund të jetoja më mes kësaj dhimbjeje. Jam më në fund gati të flas”, tha Linda për People mes lotësh.

Ajo pranoi se për shumë kohë e gjente fajin tek vetja. “U përpoqa ta rregulloja vetë, duke menduar se po bëja diçka të gabuar. Arrita në pikën ku nuk po haja fare. Mendova se po më ikte mendja. Nëse vesh vetëm fustan, pa brezin, më fërmohet mishi dhe mund të kem veç dhimbjeve edhe gjakderdhje. Nuk dal dot në pasqyrë se nuk e njoh veten”, tregon modelja më tej.

Linda Evangelista ka ngritur edhe një padi në shtator të 2021-shit ndaj kompanisë mëmë të CoolSculpting, Zeltiq Aesthetics Inc. Ajo kërkon dëmshpërblim financiar prej 50 milionë dollarësh, duke pretenduar se nuk ka qenë në gjendje të punojë gjatë gjithë kësaj kohe. Linda Evangelista ka kryer edhe dy operacioni liposuksioni për të eliminuar dëmet, por pa sukses. Por kompania ka deklaruar se procedura është e studiuar dhe Linda është paralajmëruar për mundësinë e efekteve anësore.

Në fund të intervistës për People, Linda ka dhënë edhe një mesazh. “Pse e ndiejmë nevojën t’ia bëjmë këto gjëra trupit tonë? Gjithmonë e kam ditur se do të plakem. Dhe e di se ka gjëra të caktuara nëpër të cilat do kalojë një trup, por thjesht nuk e mendoja se do të dukesha kështu. Nuk e njoh më veten as fizikisht e as si person nuk e njoh më. Linda Evangelista, supermodelja – nuk ekziston. Shpresoj se mund të heq dorë nga turpi im dhe të ndihmoj njerëzit e tjerë që janë në të njëjtën situatë si unë. Ky është qëllimi im”, e mbyll fjalën ajo./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
“Kam nevojë për ty”, Jonida Maliqi tani është diskrete kur flet për dashurinë

“Kam nevojë për ty”, Jonida Maliqi tani është diskrete kur flet për dashurinë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera