Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
10 perla të fshehura në Evropë që duhet t’i vizitosh patjetër! 23/06/2025
Pas heqjes së unazës, Hailey i përgjigjet zërave për ndarje nga Justin! 23/06/2025
Beniada ka një mesazh për ata që nuk respektojnë vajzat në publik!  23/06/2025
“16 vjeçe si Greta Koçi”, këngëtarja sqaron batutën që e ndoqi pas shumë vite! 24/06/2025
Loredana në pritje të ëmbël? Ja postimi që i bëri fansat të dyshojnë! 23/06/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Loredana flet për Mozzik pas ndarjes: Ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime

11/11/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Loredana flet për Mozzik pas ndarjes: Ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime

Loredana dhe Mozzik i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre prej disa muajsh, por ata vazhdojnë të ruajnë kontaktet së bashku. Përmes rrjeteve sociale ata kanë treguar se kanë komunikim me njëri-tjetrin, për hir edhe të vajzës së tyre, Hanës. Së fundmi “Gazeta Blic” ka zbardhur një intervistë që Loredana ka dhënë për radion zvicerane “SRF Virus”. Ajo ka treguar se e ka të vështirë ta rrisë vajzën të vetme, por deri më tani ja ka dalë mbanë më së miri. Ndër të tjera reperja ka thënë se prania e Mozzik nuk përbën ndonjë ndryshim për jetën profesionale, pasi ai nuk ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i saj.





https://www.instagram.com/p/B37L-vhlIu3/

“Ai nuk është se bën ndryshim në jetën time, ne shumë rrallë bëmë gjëra së bashku, turneu ishte ai që na bashkonte. Njerëzit që më kanë ndihmuar ende bashkëpunojnë me mua, ata që e bëjnë punën e vërtetë. I dashuri im ishte atje me mua vetëm se ne ishim bashkë. Ai nuk punoi me të vërtetë në biznes, ai ishte vetëm atje”, është shprehur Loredana. Megjithatë ajo ka thënë se në fillimet e saj ishte Mozzik ai që i dëgjonte tekstet dhe muzikën e saj, e që e ka motivuar. Ajo ka shtuar se me Mozzik kanë mbetur miq të mirë dhe se kuptohen shumë mirë bashkë. Loredana ka treguar se ajo ka kontakte jo vetëm me ish-partnerin, por edhe me familjarët e tij, që i trajtojnë me shumë respekt. Ajo ka thënë se në fund të fundit Mozzik mbetet babai i Hanës dhe se ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës së saj. Kujtojmë se Loredana pranoi ndarjen nga Mozzik gjatë muajit tetor dhe deklaroi se do e rriste vajzën si nënë beqare. /revistawho.com





Tags: loredanamozzikNdarja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas heqjes së unazës, Hailey i përgjigjet zërave për ndarje nga Justin!
Breaking News

Pas heqjes së unazës, Hailey i përgjigjet zërave për ndarje nga Justin!

23/06/2025
Beniada ka një mesazh për ata që nuk respektojnë vajzat në publik! 
Breaking News

Beniada ka një mesazh për ata që nuk respektojnë vajzat në publik! 

23/06/2025
“16 vjeçe si Greta Koçi”, këngëtarja sqaron batutën që e ndoqi pas shumë vite!
Breaking News

“16 vjeçe si Greta Koçi”, këngëtarja sqaron batutën që e ndoqi pas shumë vite!

24/06/2025
Loredana në pritje të ëmbël? Ja postimi që i bëri fansat të dyshojnë!
Breaking News

Loredana në pritje të ëmbël? Ja postimi që i bëri fansat të dyshojnë!

23/06/2025
Johnny Depp flet për marrëdhënien me Amber Heard: Jam treguar i trashë!
Breaking News

Johnny Depp flet për marrëdhënien me Amber Heard: Jam treguar i trashë!

23/06/2025
Fitoi 100 mijë euro! Big Basta tregon ç’do bëjë me çmimin e madh
Breaking News

Fitoi 100 mijë euro! Big Basta tregon ç’do bëjë me çmimin e madh

22/06/2025
Next Post
Nicki Minaj vendos të heqë dorë nga postimet në ‘Instagram’, reperja tregon arsyen pse

Nicki Minaj vendos të heqë dorë nga postimet në 'Instagram', reperja tregon arsyen pse







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera