Loredana ka krijuar linjën e saj të kozmetikës që mban emrin “1218 Beauty”, emër shumë ndryshe nga çfarë shohim në qarkullim për momentin.
Lançimi i saj ka ndodhur së fundmi dhe tre produktet e parë të lançuar janë penelat, të cilët vijnë 3 në 1, e bardhë, blu dhe lejla.
Tre ngjyra shumë të veçanta që i përshtaten edhe stilit të reperes. Videon e parë reklamuese Loredana e ka publikuar sot, ndërkohë shitja në të gjithë botën ka nisur.
Loredana, krah muzikës po ngre edhe këtë biznes që me siguri do jetë i suksesshëm, duke ndjekur shembullin e shumë personazheve të Hollywood si: JLo, Selena Gomez apo Rihanna./revistawho.com