Lajmi që ka bërë namin ditët e fundit në media është rikthimi i një prej formateve më të ndjekur në televizionin shqiptar “Big Brother”, që këtë herë do të vijë në versionin VIP. Personazhet e njohur që do të qëndrojnë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk janë zbuluar akoma ama Arbana pak ditë më parë e zbuloi një emër të rëndësishëm që po merret me këtë projekt. Dhe ajo është Lori Hoxha, e cila do të jetë producente e “Big Brother VIP” dhe sot e ka konfirmuar këtë duke publikuar një foto nga zyrat e Top Channel. Lori nuk ka shkruar asgjë krah fotos, por mjafton fakti që ka postuar derën e zyrës me logon e Big Brother për të kuptuar se ka nisur nga puna. Tani mezi presim tetorin.








