Lori Hoxha ka postuar vetëm pak më parë disa foto të Elvana Gjatës me mbishkrimin: “Elëvana ime”. Të njëjtat foto i postoi edhe vetë këngëtarja pak ditë më parë si një rikthim në ‘Instagram’, pas mungesës disa mujore. Ajo që bie në sy është fakti që Elvana ka pozuar e veshur me kompletet sportive që janë dizenjuar nga Lori. Për më tepër, duket qartë raporti shumë i ngushtë që të dyja kanë me njëra-tjetrën.

Por çfarë i bashkon Lorin dhe Elvanën përveç dashurisë për veshjet sportive dhe gustos së përbashkët? Mos ndoshta po bashkëpunojnë për një projekt të ri?/revistawho.com







