Trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço para dy ditësh u bekuan me ardhjen në jetë të djalit të tyre të të parë, të cilin e pagëzuan më emrin London Noor Liço. Ardhja në jetë e djalit ka sjellë shumë gëzim në familjen më të famshme në Shqipëri. Në këtë foto të publikuar sot në instagramin e motrës së madhe të familjes Hoxha, shikojmë se si teze Lori po e shijon pafund statusin e ri që i ka falur e motra. “16 Dhjetor, lumturi e pastër prej 2.2 kg”, – shkruan Lori në postimin që ka bërë sot për të nipin.