Një xhiro e shpejtë në Instagramin e Lori Hoxhës do ju bëjë të evidentoni dy ngjyrat ndaj të cilave ajo ka vendosur të jetë tejet besnike.
Pak rëndësi ka se si është koha dhe se si janë temperaturat jashtë, Lori ka dy ngjyra të preferuara: rozën dhe të zezën.
Kombinimet e Hoxhës në këto ngjyra janë të ndryshme dhe duket se këto janë “ujërat” ku ka notuar më shpesh Lori.
Ndonëse shumëllojshmëria e modeleve dhe ngjyrave nuk mungon as në Instagramin e Hoxhës, lehtësisht mund të kuptosh se roza dhe e zeza mbeten një dyshe ngjyrash që nuk duhet të mungojnë edhe në garderobën tuaj./revistawho.com









