Lori Hoxha nuk e ka nisur vitin e ri siç do të donte, pasi siç tregoi qënka sëmurë. Teksa i përgjigjej pyetjeve në llogarinë e saj në Instagram, ajo tregoi se 2022-shi e gjeti në gjendje jo të mirë shëndetësore, por është mirënjohëse.
Biseda e Lori Hoxhës me ndjekësit e saj në “Instagram” ka vijuar dhe këta të fundit e pyesin ndër të tjera për qëllimet e saj për këtë vit që sapo ka nisur.
“Të kem prioritet shëndetin. Të qëndroj më pak në telefon. Të ndërtoj shtëpinë time në fshat”, shkruan producentja./revistawho.com







