Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Lorik Cana-Luana Vjollcës: Për ty do të zhvishesha. Moderatorja: Të kam parë nudo

27/03/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Lorik Cana-Luana Vjollcës: Për ty do të zhvishesha. Moderatorja: Të kam parë nudo

Rubrika “Të çmendur pas…” në “E Diell”, drejtuar nga moderatorja Luana Vjollca, ka pasur sot për protagonist kapitetin e Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana. Duke ndryshuar tërësisht strukturë, rubrika është zhvilluar sot si një lojë mes moderatores dhe futbollistit të famshëm shqiptar, në mungesë të fansave… Biseda ka nisur me një kërkesë të biondes simpatike për të bërë një intervistë ndryshe, me kapitenin e zhveshur, në ndryshim nga intervistat që ai ka dhënë deri tani, duke cilësuar rastin e një programi të njohur në Francë, ku kostumi i Canës u kthye në shembull për të gjithë futbollistët që e pasuan. Sigurisht Loriku nuk ka refuzuar (kush e refuzon Luanën) duke thënë se nuk ka asgjë për të fshehur, por më pas vetë moderatorja ka thënë se bëhej fjalë për një shaka. Më tej të dy bashkë, janë ngritur dhe kanë bërë pasime me gju, ku Cana ka komplimentuar Luanën që ia doli të luajë aq mirë, megjithëse me taka dhe fustan të shkurtër.





I pyetur mbi pritshmëritë e tij për “Euro 2016”, Loriku ka thënë se: “Duam të përfaqësojmë Shqipërinë në mënyrën më të mirë. Shqiptarët për herë të parë këtë vit nuk do ta pyesin më njëri-tjetrin se me kë janë, pasi tashmë ata kanë skuadrën e tyre aty”, – ka pohuar 32-vjeçari, duke theksuar se pjesëmarrja në këtë kampionat, është momenti më i rëndësishëm i karrierës së tij. “Padiskutim, është momenti më i rëndësishëm i karrierës sime. Fryti i një pune 14-vjeçare, që në 2002 kur u bëra pjesë e Kombëtares. Sepse unë tani po hy te ‘pleqtë’ e futbollit dhe e kisha ëndërr që prej nisjes pjesëmarrjen në ‘Europian’ me skuadrën kuqezi”.

Biseda ka vijuar më tej me pyetje ngacmuese, përmes të cilave zbuluam se Lorik Cana nuk këndon kurrë në dhomën e zhveshjes, se ka një pagë ‘të mjaftueshme’, apo se tani që është i martuar vajzat e ngacmojnë më pak se më parë. Loriku ka thënë gjithashtu se bashkëshortja e tij është xheloze, ndaj dhe ai nuk ndjek shumë vajza në rrjetin social ‘instagram’, pas ngacmimit që i bëri vetë Luana, duke i thënë: Pse nuk më ndjek ti mua.


Pyetjes së 25-vjeçares, se ‘kë do të puthje në këtë dhomë’, kapiteni iu përgjigj: “Zgjedhja e parë do të jesh ti, ty do të të puthja”. Ai zbuloi gjatë intervistës edhe taktikën e meshkujve shqiptarë për t’i bërë femrat për vete, duke i thënë ‘pi pak’. Në fund pasi deklaroi se skuadra me të cilën do donte të mbyllte karrierën e tij si futbollist ishte Kombëtarja jonë, Cana foli edhe për fotot nudo, të cilat i kishte parë edhe Luana… “Të kam parë”, tha moderatorja, duke pasur nevojë për sqarimin e Canës pas kësaj fjalie, i cili i kërkoi asaj të saktësonte që ka parë fotot.

Intervista u mbyll me një dhuratë të të gjithë djemve kuqezi, për të voglën e motrave Vjollca, duke firmosur të gjithë për të një fanellë të Kombëtares. Edhe këtu, Luana nuk i shpëtoi ngacmimit të Bekim Balajt, i cili pasi e komplimentoi si bionden më të bukur, i kërkoi të zhvishej (të hiqte pallton) me pretekstin se tani doli dielli.

Tags: lorik canaluana vjollca
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
Next Post
Zayn Malik ndihmon një fanse (VIDEO)

Zayn Malik ndihmon një fanse (VIDEO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera