Në puntatën e kësaj të hëne në “Love Story” është transmetuar takimi i Saimirit me Enxhëllin, një nga takimet e shumëpritura nga publiku. Dy protagonistët janë bërë bashkë në kinema dhe princi modern kishte zgjedhur disa filma për Enxhëllin.
“Unë i kam shumë qejf filmat romantikë dhe dua të shikoj shijet e tua. Edhe takimi jonë i parë në shi ka qenë!”-i tha Enxhëll Saimirit.
E teksa po shihnin bashkë filmin, të përqafuar, Enxhëll u përlot.
“Dashuria është ndjesia më e bukur në botë, e shpreh me fjalë se atë dashurinë e fortë nuk është se e kam përjetuar, apo ta jetoj çdo ditë”-tha ajo.
Ndërsa Saimiri e përshkroi dashurinë kështu: “Kam pasur histori dashurie por mendoj se s’do ketë qenë dashuri e vërtetë, sepse kur është dashuri e vërtetë nuk ka gjë në botë që të të ndajë nga njëri-tjetri”.
“Ti s’ke nevojë të flasësh fare se vetëm kur të shoh në sy kuptoj shumë më shumë”-i tha ai Enxhëllit.
“Shumë romantike, nuk e kisha përjetuar ndonjëherë! Ne Saimir po bëjmë filmin tonë “Love Story”. I mungon vetëm puthja, por që nuk i dihet sepse ti duhet ta fitosh”-tha e emocionuar Enxhëll.