Sot transmetohet episodi i fundit i këtij sezoni të ‘Shiko Kush Luan’ dhe pritet të ketë shumë supriza. Luana tha më herët që nuk do ketë të ftuar, por nga promo e programit u duk qartë që do jenë të pranishme disa nga figurat më të njohura të ‘Top Channel’. Por meqë televizioni është një shtëpi e përbashkët e të gjithëve, nuk quhen të ftuar specialë.
Si gjithmonë moderatorja ka zbuluar edhe ca detaje nga spektakli, ku përveçse pritet të transmetohen disa prapaskena si kurrë më parë, Luana ka marrë edhe një çmim vlerësimi nga stafi. Moderatorja e ka zbuluar këtë detaj me një foto të publikuar ku duket një kupë ‘Oscar’ me mbishkrimin: “Shefja më e mirë”.
Mesa duket Luana është vërtetë një nga ato shefe që i bën punonjësit të ndihen rehat dhe të lumtur kur shkojnë në punë. Ose ekipi është shumë i lumtur që më në fund mbaruan punë me të. Jo për gjë, po kush është ai punonjës që flet mirë për shefin për aq kohë sa punon me të?!/revistawho.com