Tashmë nuk është më një sekret marrëdhënia e Luanës me Krenar Çoçaj. Mirëpo, kunati i saj përflitet që ka konflikte me të, sidomos pas sherrit me Ledrin, ku Getoari gjendej në makinë. Kënga më e fundit “Benzina” ka qenë bashkëpunim me një kompani tjetër dhe jo “BabaStars”. Kjo na çoi të mendonim që moderatorja e njohur nuk fliste më me bashkëshortin e ardhshëm të motrës së saj. Por si qëndron e vërteta? Getoari ka dhënë mbështetjen maksimale për Luanën, duke postuar një foto të videoklipit në “Instagram”. Dhe nuk ka munguar dhe replika e vetë këngëtares, ku shprehet: “Zemër faleminderit”.