Meghan Markle do t’i presë Krishtlindjet me një darkë mes miqsh e me këtë rast ajo ka përgatitur një listë, e cila është bërë publike nga mediat. Dukesha ka vendosur ta zbukurojë ambientin e shtëpisë së saj në Montecito me lule manjola, të cilat i pëlqen shumë.

Shtrimi i tavolinës është shumë i rëndësishëm prandaj Meghan mendon ta shtrojë sa më thjeshtë, me një mbulesë të bardhë. Po ashtu Meghan sugjeron vazo të vogla me lule të bardha në mes të tavolinës.

Dukesha ka zgjedhur set lugësh e pirunësh argjendi për këtë darkë.

Për pije, Meghan ka zgjedhur koktej me qumësht bajamesh, të zbukuruar me një shkop kanelle. Versionin e ftohtë të kësaj pijeje ajo e cilësoi super të shijshëm.

Sa i përket ushqimit, Meghan mendon të gatuajë së bashku me miqtë.

Ajo dëshiron që këtë Krishtlindje të qëndrojë tek pjatat tradicionale dhe një prej tyre është edhe patatja e ëmbël me erëza.









