Bashkëshortja e Agron Llakajt, Kostandina feston sot 60-vjetorin dhe nuk mund të mungonte në një ditë të veçantë si kjo një urim nga aktori. Llakaj ka zgjedhur ta urojë publikisht Kostandinën me një foto ku ata shfaqen krah nmbesës dhe me nipërit në krahë.
Llakaj shkruan se për shkak të pandemisë nuk mund të festojnë siç do të donin, por mjaftohet me një dolli zemre e dashurie.
“E si mund te filloj Dhjetori ndryshe?! Ne ditelindjen tende shume urime zemre, e dashur Kostandina! Per buqete zgjodha kete foto, kane gjithe freskine dhe bukurine e luleve me arome biri…Adea,Teos dhe Brus. Gezofsh dhe per 100! Nuk festojme dot sic do deshironim…,pordo pime dolli zemre e dashurie…,le te dehemi! Gezuar Kostandina 60 vjetorin”-shkruan Llakaj.
Kujtojmë që çifti disa javë më parë kaloi koronavirusin dhe për fat të mirë e fituan betejën me të.