Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn! 28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Lumturi Kodra: Amadeo Baçi është magji, ju tregoj nga netët romantike tek braktisja që më bëri familja ime

28/09/2017
in Intervista
Reading Time: 5 mins read
A A
Lumturi Kodra: Amadeo Baçi është magji, ju tregoj nga netët romantike tek braktisja që më bëri familja ime

I jep pikë maksimale si shkrimtar, por pikë minus si burrë. 57-vjeçarja Lumturi Kodra që u bë e njohur në përballjen e saj në “Shihemi në gjyq” me ish-të dashurin prej një viti e tre muaj, shkrimtarin Amadeo Baçi, rrëfen jetën e re pas lëndimit nga kjo lidhje romantike, ku thotë se u ndje e mashtruar sepse i rrëmbeu 7 milionë lekë të dokumentuara. Pasi e kemi parë në rubrikën “Edhe unë këndoj” të Ardit Gjebresë, Lumturia rrëfen për revistën “Story” për dyert e suksesit që po i happen tani. Ajo rrëfen çfarë po i ndodh pas dashurisë së mohuar, nga ofertat për kalendar seksi, mesazhet me pullë të kuqe, e deri tek propozimet nga djem sa mosha e djalit të saj.





Kur të përmendin emrin Amadeo Baçi çfarë të vjen në mendje të thuash?
Ai ka ngritur kështjellën e letërsise gjigande, por me gratë sillet si një engjëll që i bën të dashurohen vetëm që të investojnë për letërsine e tij. Unë e kam thënë qe ndihem e mashtruar nga ai sepse më kërkonte para çdo muaj duke më thënë se do të m’i kthente… Unë nuk isha e pasur që t’ia falja lekët atij.

Si po shkon jeta jote pasi rrëfeve historinë zhgënjyese të dashurisë në programin e “E diela shqiptare”?
Po mundohem të gjej ekuilibrin që e humba, sepse nuk ishte e lehtë të dilja hapur para publikut shqiptar dhe mediave. Do të duhet kohë e gjatë të shërohen këto trauma që m’u shkaktuan për një histori dashurie.


Kush ishte Amadeo kur ishit mirë bashkë, dhe kush është tani pas ndarjes konfliktuale?
Ai ishte një i dashur që shumë mirë mund ta mbaja të fshehtë por mënyra se si më mori zemrën, se si ma dha e ma ushqeu këtë dashuri dhe në fund ma mori e më goditi shumë keq. U ndjeva e përdorur nga ana e tij. Amedeo është një shkrimtar i madh, dhe pikërisht ato saga romanore më bënë t’i jetoja me intensivitet e të hyja në botën e personazhit. U dashurova në fillim pas romancave të tij, pastaj pas botës së tij. Mendova se do të kishte një përputhje paralel, por në të vërtetë nuk ndodhi kështu.

Ti po e quan “i dashur” por ai e mohoi në ekran që keni pasur marrëdhënie intime…
Natyrisht, për pozicionin që ka ai dhe autoritetin për punën që ka bërë do ta mohojë. Por nuk ka problem, shpirti im është i pastër, kam shumë dëshmitarë dhe pse kjo nuk mjafton! Atij nuk ia
mori mendja që unë do të dilja hapur, kurse unë po ta kisha kuptuar shpejt lojën e tij nuk do kishte arritur puna deri këtu. Di të them që për të vërtetat e mia që do të më shoqërojnë gjithë jetën u prisha me familjen time. Unë u besova verbërisht fjalëve të tij me emrin dashuri që është gjëja më e bukur në botë.

Publiku i “Shihemi në gjyq” fiksoi konfliikin mes teje dhe vajzës 20 vjeçare për Amadeon. Çfarë di për të?
Po, e ka dashnore sekrete, e mban të fshehtë por jeton me të pasi ai gjuan jetimet e gratë pa burra, sepse të martuarat i hapin probleme. Vajzat e reja çmenden pas romaneve, por jeta nuk është roman. Atij i intereson kush investon për letërsinë. Duajeni bashkë me letersinë, por mos u dashuroni siç bëra unë se do të pësoni vetëm zhgënjim. Mos jepni portofolin, siç bëra unë sepse ai është magji. Po të keni para me thasë mund t’ia jepni.

Çfarë momentesh të bukura kujton nga lidhja juaj?
Ai ka shpirt të bukur, dashuron letërsinë por gratë nuk i ka dashur dhe s’do t’i dojë kurrë. Ai i bën femrat të dashurohen deri atje sa të pastrojnë portofolin, dhe pastaj u premton dashurinë e përjeteshme, por kjo nuk është aspak e drejtë. Pas kësaj që më ndodhi doja ta kisha një mik shumë të mirë. As këtë nuk e pranoi duke më mbyllur dyert e gjithçkaje. E vetëm për pesë minuta sqarim që kërkova prej tij u bë gjithë ky boom, sikur të kishte plasur një bombë. Duhej
evituar me siguri! Në vetvete është i bindur që i ka bërë këto, por nuk donte të dilte në skenë.

Pate pasoja pasi u përballe hapur në televizion me të?
Humba familjen time e që prej dy muajsh nuk kam kontakt me asnjë. Kam humbur qetësinë shpirtërore, por gjëja që më shqetëson më shumë është se ai fut persona që po më sulmojnë në rrjetet sociale, me porno e fjalë të pista. Janë edhe farefisi i tij mendoj që ndjekin intervistat e mia… Ai është pak katil, pasi kur nuk i shkojnë gjërat si do ai të sulmon, të shan, të poshtëron. Ai përfitoi nga sinqeriteti im dhe unë një gjë nuk ia fal vetes që abuzova me xhepin tim, pra të dokumentuara 700 mijë të reja, pra 7 milionë. Të mos flasim për udhëtimet lart e poshtë, e dhuratat që i bëja atij dhe të dashurës së tij reale, pra studentes 20 vjeçare. Pra 1 vit e 3 muaj bashkë duke udhëtuar mes Shqipërisë dhe Italisë.

Çfarë dhurate të ka bërë ty?
Një palë syze dielli të tijat i kam dhuratë, sepse ia kërkova si kujtim. Por kur e njoha nuk kishte kushte jetese, pasi rrija me ditë të tëra në shtëpinë e tij fshehur familjes. Ai nëqoftëse do të ketë në xhep 100 Euro, 1 për qind do të blejë bukë dhe 99 për qind do i japë letërsisë dhe për këtë e adhuroj!

Sa netë dashuri kujton si të veçanta?
Ai rrinte me javë të tera tek unë në Itali pasi unë jetoj vetëm, dhe mundohej të më dhuronte dashuri pa fund. Ishte dhe është romantik, por po të vesh në kandar gruan dhe letërsinë ai anon
100 për qind nga letërsia.

Je shprehur se kjo histori të ka frymëzuar për ta kthyer në art. Për çfarë projektesh po punon?
Sapo kam përfunduar këngën këngën e re me titull “Kur mposhtet dhimbja”, që publikohet në shtator, në bashkëpunim me dy studentë të Akademisë së Arteve të Bukura. Por dua të theksoj se historinë më të bukur të jetës sime prej një viti e tre muaj, po e pasqyroj në një telenovelë që do të dalë së shpejti për publikun shqiptar, ku ka aq dashuri por edhe dhimbje deri në kockë. Po shkruaj romanin e jetës sime, dhe do pozoj për kalendarin tim pak seksi. Nëse shitet
paratë do ua dhuroj jetimeve, mikeve të mia të Korçës ku u rrita. Kam ëndrra për jetën, më quani të çmendur po deshët unë kjo jam!/ story

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
Nuk donte të festonte ditëlindjen i vetëm, 84-vjeçari bën si i sëmurë e shtrohet në spital

Nuk donte të festonte ditëlindjen i vetëm, 84-vjeçari bën si i sëmurë e shtrohet në spital








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera