Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Lumturia s’ka nevojë për zhurmë”, urimi i Çiljetës për Albanin është gjithçka që duhet të lexoni sot!

23/11/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Lumturia s’ka nevojë për zhurmë”, urimi i Çiljetës për Albanin është gjithçka që duhet të lexoni sot!

Çiljeta ka surprizuar ndjekësit duke i bërë një urim të veçantë partnerit të saj, portierit Alban Hoxha, me rastin e ditëlindjes së tij.





“Kam zgjedhur këtë foto të thjeshtë…nga një ditë e thjeshtë…por një nga ditët tona më të lumtura. Sepse lumturia jonë nuk ka pasur kurrë nevojë për zhurmë…vetëm për një të vërtetë: ne dy, dhe dashuria jonë që nuk dorëzohet kurrë.

Ne nuk kemi qenë kurrë një histori e thjeshtë…Jemi dashuri që digjet, që gërshetohet me flakë e zjarr, me grindje, me mall që të pret te dera, me fjalë që ndonjëherë lëndojnë e me përqafime që shërojnë gjithçka.


Jemi dy shpirtra që nuk u dorëzuan edhe kur stuhitë kanë dashur të na rrëzojnë. Je babai që e rrit me dashuri dhe me sakrifica dy djemtë tanë, që sot janë pasuria më e madhe që kemi.

Na ka parë Zoti teksa qajmë, grindemi, lutemi, kapemi fort dorë për dore dhe ngrihemi sërish. Na ka parë teksa ndërtojmë jetën tonë gur më gur, pa maska, pa lojëra, pa luks të rremë, vetëm me besim, djersë dhe dashuri të vërtetë.

Faleminderit që nuk u largove kur u duk më e lehtë të ikje. Faleminderit për burrërinë, për zemrën tënde , për karakterin tënd të hekurt.

Faleminderit që më zgjedh çdo ditë. Uroj që Zoti ta mbajë zemrën tënde të fortë dhe të n’dritshme. Që ëndrrat e tua të marrin fluturim. Që familja jonë të rritet me bekim, me qetësi dhe me gëzime që s’kanë fund.

Që djemtë tanë të rriten duke parë shembullin e një burri të vërtetë. Të dua sot, nesër dhe çdo ditë që frymoj.

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Edhe 100 me shëndet, me begati dhe me Zotin mbi ne”, ka shkruar ajo krahas fotos në “Instagram”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
Next Post
Dy gra, një kauzë, përqafimi i ndjerë i Kate Middleton dhe Jessie J bën xhiron e rrjetit!

Dy gra, një kauzë, përqafimi i ndjerë i Kate Middleton dhe Jessie J bën xhiron e rrjetit!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera