Madonna thuhet se ka nisur një lidhje të re pak muaj pas ndarjes nga 28-vjeçari Ahlamalik Williams. Mbretëresha e pop-it u fotografua teksa doli për darkë në Siçili me një burrë që kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ish-bashkëshortin e saj Guy Richie. Këngëtarja ishte veshur me një fustan plot ngjyra, një palë taka ngjyrë bojëqielli dhe mbante një kapelë në kokë dhe aksesorë të shumtë. Personi që e shoqëronte kishte veshur pantallona të kuqe me pika të bardha dhe një këmishë gri. Mesa duket ky mashkull e ka bërë divën të heq dorë nga rregulli i saj për tu lidhur vetëm me djem të rinj.