Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Magjik dhe absurd”, Heidi Baci e përshkroi (jo dhe aq) shkurt, qartë dhe shqip vitin 2024!

01/01/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Magjik dhe absurd”, Heidi Baci e përshkroi (jo dhe aq) shkurt, qartë dhe shqip vitin 2024!

Screenshot


Heidi Baci ka bërë një reflektim për vitin 2024, duke theksuar se për të ka qenë vit magjik, por edhe i vështirë.





“Ky është fundi i një viti magjik për mua, guxoj të them absurd, një vit sa i mrekullueshëm aq edhe i vështirë. Kam përjetuar emocione ekstreme, të vërteta, kam përzier momente trishtimi të thellë dhe gëzimi të pastër, por në fund mësova se është pikërisht kjo bukuria e jetës. Jam rritur shumë, e kam kuptuar që e rëndësishme është të japësh maksimumin, gjithmonë, sepse duhet të luftosh për gjërat në të cilat besojmë dhe duam, madje të shkojmë në pikën sa të humbasim gjithçka, dhe më pas t’i marrim të gjitha dhe të ngrihemi përsëri, nga fillimi. Por nuk do ta kisha bërë kurrë pa ju, jo me këtë fuqi… dashuria juaj për mua ka qenë thelbësore, motivuese. Nuk di nëse do të gjej mënyrë ndonjëherë t’ju them mjaftueshëm faleminderit me vepra, por sot dua ta bëj me fjalë. Faleminderit që më kuptuat kaq thellë, edhe me shqipen time jo perfekte, edhe kur nuk fola… faleminderit që më vlerësuat, faleminderit për dashurinë e pakushtëzuar, faleminderit për mbështetjen, faleminderit për çdo mendim dhe dhuratë, e vlerësoj dhe e kam ndjerë gjithë energjinë tuaj pozitive. Faleminderit për çdo përqafim dhe sy të qeshur që kam ndeshur rrugës, më keni ngrohur shpirtin. Faleminderit që ma keni bërë familjar një qytet për mua të huaj.

Me ju jam ndjerë si në shtëpi.
Gëzuar! Ju dua shumë!”, ka shkruar ajo.


 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Next Post
WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në këto smartphone!

WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në këto smartphone!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera