Edhe pse puna vazhdon të bëhet më së shumti online kjo gjë nuk i ndal kolegët e Majlinda Bregut që ta mbushin me dhurata e surpriza. Sot ish-ministrja ka ditën e lindjes dhe na tregoi pak nga momentet emocionuese që e gjetën të papërgatitur gjatë punës. Një tortë e madhe në formën e shkronjës ‘M’, lule e shumë urime e duartrokitje. Kështu nisi festa për Majlindën, por me siguri nuk do mbyllet me kaq. E bija, pasi e uroi në ‘Instagram’, publikoi një foto të luleve që kanë mbushur shtëpinë e tyre, si dhurata.
View this post on Instagram
Për Bregun, vitet kalojnë, por klasi dhe freskia akoma janë si atëherë kur ishte në të 20-tat e saj dhe e pamë për herë të parë në ekran./revistawho.com







