Këngëtari simpatik, Shpat Kasapi këto kohë po i përkushtohet akoma dhe më shumë karrierës së tij muzikore. Ndërkohë që ai po ngjit shkallët e suksesit, nga ana tjetër nëna e tij ka arritur një triumf në politikë. Burime të Tabloid.al bëjnë me dije se së fundmi Gjylymsere Kasapi është zgjedhur kryetare e grave deputete të Maqedonisë. Ajo është e para grua shqiptare që zgjidhet kryetare në historinë e Maqedonisë! Një pozicion më se i merituar për një nga zonjat më të nderuara që gëzon aktualisht mbështetjen e shoqërisë maqedonase.