Afërdita është fëmija i parë në familjen e saj dhe ndryshe nga sa ndodh zakonisht (kur i vogli mbahet me hatër), në familjen Dreshaj ndodh e kundërta. Si vajza e madhe, Afërdita ka marrë sot një dhuratë shumë të çmuar nga nëna e saj.
Këtë e ka zbuluar vetë modelja me një postim ku tregon se e ëma i ka dhuruar rrethin e saj të martesës.
Madje Afërdita i kërkon ndjesë motrës së saj, Jehonës teksa shprehet se ndidhet e privilegjuar me këtë dhuratë.
“Faleminderit ma! Gjithmonë e kam ditur që fëmija i parë është më speciali. Më fal Jehona”-shkruan modelja, e cila u bë nënë vetëm pak kohë më parë.