Lynne Spears më në fund ka thyer heshtjen pas betejës së ashpër të së bijës me të atin për kujdestarinë. Lynne publikoi në Instagram një mesazh që i drejtohet pikërisht lirisë së vajzës së saj.
“Drita ndriçon në errësirë dhe errësira nuk mund ta pushtojë”-shkruan nëna e këngëtares.
Motra e Britney, Jamie Lynn Spears, gjithashtu publikoi një mesazh duke shkruar: “Kur zgjedh të shpresosh, gjithçka është e mundur”.
Në gjyqin e fundit këngëtarja nuk ka qenë e pranishme, por me një lidhje telefonike është shprehur se dëshiron të padisë babain e saj.
“Dua të ngre padi ndaj babit tim që sot, për abuzim me të drejtën e kujdestarisë. Dua që ai të hetohet”, tha ajo për gjykatësen e çështjes.