Nëna e këngëtares Çiljeta ka folur për herë të parë në emisionin “Jo vetëm Modë”, lidhur me prapaskenat e karrierës së vajzës së saj. Ajo tregoi se mediat kanë shpikur fjalë lidhur me të bijën dhe se ata nuk I kanë besuar asnjëherë. “Shumë gjëra që shkruanin gazetat atëherë nuk ekzistonin fare. E shihnin Çiljetën si vajze të gjatë, me trup të rregullt, e gjoks të madh. Kem mbajtur goxha llafe në kurriz kot. Megjithatë, u mësuam me këtë, e dinim që vajza jonë ishte shumë e rregullt nga të gjitha anët. Çiljeta ka qenë gjithmonë vajzë me këmbë në tokë. /revistawho.com