Lori Hoxha ishte e ftuar së fundmi në emisionin radiofonik “Dilema Sociale”, i moderuar nga Eno Popi. Gjatë intervistës Lori foli më shumë për familjen e saj duke marrë dy mesazhe nga dy prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën e saj, nga mami dhe motra.
E para që i dërgoi një mesazh zanor Lorit ishte e ëma, Vjollca Hoxha, e cila e këshilloi të bijën të ndjekë rrugën e jetës dhe të fokusohet aty ku ajo e sheh se do të arrijë lart.
“Lorin pas 5 vitesh e shoh të arrirë në karrierë, ashtu siç ajo ka dëshirë: së pari në karrierë, pastaj në familje. Unë do t’i këshilloja që t’i bëjë të dyja njëkohësisht, por ajo e ka në dorë”-tha Vjollca Hoxha.
Pas mesazhit të së ëmës, Lori u shpreh se në jetë nuk do të thotë patjetër të krijosh familje pasi çdo njeri e zgjedh vetë çfarë prioritetesh ka.
“Mami ka dashur të thotë që Lori s’ka nevojë të bëjë fëmijë, rëndësi ka të bëjë karrierë ose nëse do t’i bënte të dyja akoma më mirë do ishte. Por unë pas 5 vitesh e shoh veten të arrirë në karrierë. Ka qenë gjithmonë prioriteti im sepse unë nuk mundoj që njerëzit duhet t’i ndjekin hapat njësoj. Nuk mendoj që një femër detyrimisht duhet të ketë një familje për të qenë e arrirë. Nuk do doja ta kisha këtë presionin social për të pasur patjetër familje. “A ke fëmijë? A do bësh fëmijë? A je shtatzënë?”- Do doja që të eliminoheshin si pyetje këto në shoqëri. A mund të bëjmë diçka tjetër përveçse të bëjmë fëmijë dhe të rrimë në shtëpi? Është shumë ok nëse do të bësh fëmijë dhe është shumë ok nëse nuk do të bësh fëmijë”-u shpreh Lori.
View this post on Instagram







