Rudina Dembacaj ishte e ftuar sot tek “Rudina”, së bashku me motrën e saj Jereda. Rudina dhe Jereda kanë treguar për marrëdhënien e veçantë mes tyre dhe gjatë intervistës u ndalën edhe te një nga vendimet më të rëndësishme për Rudinën, që ishte lidhja e saj me Mark Frrokun. Ajo cilëson si një situatë të komplikuar, ku nëna dhe pjesa tjetër e familjes nuk i flisnin, por motra e saj e mbështeti.
Rudina Dembacaj: As mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë. Po më mbajtën qëndrim se u dukej një gjë e tmerrshme dhe motra ka qenë mbështetja kryesore, patjetër, hap pas hapi. I thashë motrës unë e dua këtë njeriun, tani zgjidhe vetë. Edhe ika vazhdova. Reda e kishte njohur Markun, por sidoqoftë ishte situatë e komplikuar. Shumë e komplikuar. Marku, tre fëmijët, unë goca, nuk ishte një bashkim kaq i thjeshtë, mosha jonë, statusi që kishim si unë dhe Marku, ishte pak e vështirë ta kuptonin të gjithë. Por kjo nuk kishte asgjë të komplikuar përveç ndjenjave të mia që mund t’i kuptonte vetëm Reda. E dija që mami do reagonte në atë mënyrë, nuk ishte surprizë dhe e dija që gjërat do vinin këtu sic janë sot që pyet “Alo, ku e ke Markun?”