Pak javë pas shpalljes së fejesës së tyre, Maite Perroni dhe Andres Tovar tashmë janë martuar.
Lajmin e bëri të ditur aktorja përmes një postimi në “Instagram” me një shkrim emocionues. Në imazhin bardh e zi, shihet çifti, ai me një kostum të errët, ndërsa ajo duket rrëzëllitëse me fustanin e bardhë.
“Ne e arritëm. Duke hedhur hapat e parë të jetës që duam të ndërtojmë së bashku… të rrethuar nga familja jonë dhe dora e Zotit, sot marrim një bekim. E lumtur që mund të marrim hapa që forcojnë rrugën tonë përmes këtij avioni në të cilin ia dolëm të përputheshim dhe fati na dha”, shkruan Maite.








