Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje 09/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK 09/01/2026
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…” 09/01/2026
“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

“Marie Kraja” duhet të ketë gjithmonë zë, për të na ftuar dhe mbajtur në kulturën dhe botën e saj

02/04/2022
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
“Marie Kraja” duhet të ketë gjithmonë zë, për të na ftuar dhe mbajtur në kulturën dhe botën e saj

Para 2 ditësh u mbyll një tjetër edicion i “Marie Kraja”, festivalit operistik që e vendosi prej vitesh Shqipërinë në hartën e festivaleve më të rëndësishme operistike. Me një sallë të re, me organizim të mrekullueshëm, talente nga gjithë skenat e botës zbarkuan në Tiranë dhe kaq u desh që të flitej prap për ne, për artin tonë, gjithçka.





3 çmimet e para u ndanë përkatësisht:

1️⃣Çmimi i parë, “ Marie Kraja” – Carolina Lopez Moreno, soprano / Gjermani.


2️⃣Çmimi i dytë – Samueol Park, bariton / Korea e Jugut.

3️⃣Çmimi i tretë – Yulia Merkudinova, soprano / Ukraine.

Zefina Hasani, gazetare e njohur, ka bërë një analizë këtij festivali dhe arsyeve pse është kaq i rëndëdishme të mbështetet dhe realizohet si një traditë:

“Marie Kraja” duhet të ketë gjithmonë zë, për të na ftuar dhe mbajtur në kulturën dhe botën e saj. Nëse s’do të ishte emri puro shqiptar “Marie Kraja”, që shfaqej në copëzat e ledit të ndarë nëpër skenografi, mendja mund të të bënte rrengje, që vetja të të arratisej e të ndjehej sikur ishte diku në ndonjë prej teatrove të famshëm të Europës apo dhe botës. Por ja që “Marie Kraja” të thërriste fort, për të të mbajtur aty, tek e vërteta që s’po ndodhte askund tjetër veçse në Tiranë, në sallën e re të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. “Marie Kraja” të thoshte në çdo minutë të atij festivali: Hapi sytë! Shiko që Europa dhe bota mbarë kanë zbarkuar këtu, me të talentuarit, artistët e rinj të muzikës operistike e me emra prestigjiozë, që drejtojnë e orientojnë këtë zhanër e kulturë të lartë në Opera Europa, në teatrot e mëdha të Italisë, Zvicërs, Anglisë, Sofjes, Hungarisë, Gjermanisë…Edhe pas 18-të vjetësh, “Marie Kraja” e ka këtë fuqi, që të të mbushë shpirtin e mendjen, për një natë, me muzikën më hyjnore të Mozartit, Puccinit, Verdit, Bellini, Bizet, Rossinit, e Donizettit, e të të bëjë të ndjehesh qytetar europian, mu në qendër të Tiranës. Që ta fusë Shqipërinë në hartën artistike të Europës e botës, që të shpalosë vlerat e kapacitetet e mëdha që ka ky vend i vogël, që të na kujtojë edhe neve vetë, se e kemi të hershme e të mbruajtur ndër vite këtë kulturë që s’duhet të humbasë e t’venitet, as në këto kohë që po e rrezikojnë pa pikë mundimi e fajësimi muzikën klasike, sepse s’i ka kurrë shanset të fitojë mijra e miliona klikime nëpër youtube e rrjete sociale…vazhdon të jetë që në krye të herës misioni i “Marie Krajës”, i artistes së madhe që erdhi nga Europa bashkë me Europën në vendin e saj, për të shenjuar historinë me talentin e saj e për t’u bërë, vite më pas emblemë e festivalit të parë dhe të vetëm operisitik ndërkombëtar në Shqipëri, ideuar e realizuar nga Zana Cela. Misioni vazhdon. Magjia gjithashtu, për aq kohë sa ndërsa ulesh në sallë për të ndjekur një prej tri netëve të festivalit, ndjen se mendja vazhdon të të bëjë ende rengje që vetja të të arratiset e të ndjehet sikur është diku në ndonjë prej teatrove të famshëm të Europës apo dhe botës…fiks si 18-të vjetë më parë kur realizimi i një festivali kaq të madh ndërkombëtar në Shqipëri, dukej utopi. Sado vite të kalojnë “Marie Kraja” duhet të ketë gjithmonë zë për të na ftuar e mbajtur në kulturën e saj, në skenën e saj, në botën e saj ku gjithmonë do të ketë art të vërtetë, e artistë të vërtetë, që ndoshta s’i njohim dot nga instagrami apo youtube por nga festivali që na i sjell për tre netë në Tiranë. Këtë herë edhe nga Teatrit Nacional të Operas së Kievit, nga Ukraina, të cilës s’ka flakë lufte që t’ja djegë shpirtin artistik.

Nga: Zefina Hasani

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159754344634847&id=830874846

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Është koha të ndryshoni jetën tuaj – Horoskopi i muajit Prill për Demin

Është koha të ndryshoni jetën tuaj – Horoskopi i muajit Prill për Demin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera