Nga njëra nuancë tek tjetra, Marina ka eksperimentuar me ngjyrat e tokës në daljet e saj televizive.
Nga bezha, e bardha apo kafja kanë qenë ngjyrat që kanë plotësuar “look-un” prej “barbie” të moderatores.
Megjithatë nëse do të shikoni me vëmendje, do të kuptoni se kafja mbetet një sugjerim i vlefshëm për muajt e ftohtë dhe ata të ngrohtë. Në sezonin e ftohtë ajo konsiderohet si një ngjyrë që i rri motit dhe stinës, ndërsa kur koha ngrohet të jep nuancën e shumëdëshiruar, kafe, duke njoftuar se vera ka ardhur dhe ti ke shijuar detin dhe diellin.
Kështu kjo ngjyrë mbetet një “must” për garderobën tuaj nga janari në dhjetor. Mjafton ta kombinoni dhe këtë mund ta bëni duke bërë i hedhur një sy fotove të Marinës!/revistawho.com