Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Marjanda Kondi e “dehur” shkakton të qeshura tek publiku

07/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Marjanda Kondi e “dehur” shkakton të qeshura tek publiku

“Komedi në errësirë” është një nga veprat e Peter Shafer, ngjarjet e së cilës zhvillohen në Londrën e viteve `60 dhe ka sjellë për publikun e Tiranës të qeshura pafund e situata humori që nuk do të harrohen lehtë. Karaktere interesante dhe vendosje rolesh që as që i kishim imagjinuar, është një nga pikat e forta të kësaj vepre. Regjisorja Najada Elmazi është treguar e kujdesshme që çdo personazh të kishte shkëlqimin e tij që vepra të vinte sa më e plotë tek shikuesit. Dehja thonë se është gjendja më sublime e njeriut pasi tregon në të vërtetë atë që ti je dhe “dehja artistike” që Marjana Kondi tregoi në skenë e mishëroi më së miri atë. Një batutë tek – tuk që thumbonte dhe lidhte gjithë dinamikën e ngjarjeve, kripa që i lepte lezetin asaj rrokopuje që u krijua brenda një shtëpie thuajse në errësirë, dha dozën e duhur të humorit për të gjithë artdashësit. Kasti i aktorëve përbëhet nga Gentian Zenelaj, Laura Nezha, Marjana Kondi, Mehmet Xhelili, Laert Vasili, Eglantina Cenomeri, Gerald Sejdini dhe Karafil Shena. Kostumografia u realizua nga Realda Malo, skenografia nga Beqo Nanaj dhe as. regjisore Elvana Elmazi./revistawho.com






Tags: Marjana Kondi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”
Breaking News

Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”

26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes
Breaking News

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes

26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!
Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
Next Post
Ideja e ‘çmendur’ e Ronelës: Do dal në skenë me arkivol

Ideja e ‘çmendur’ e Ronelës: Do dal në skenë me arkivol








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera