Prej kohësh është përfolur marrëdhënia e tensionuar mes dy çifteve Princit William & Kate dhe Princit Harry & Meghan. Mirëpo viti 2021 duket se i dha fund hatërmbetjeve mes tyre pasi çiftet jo vetëm shkëmbyen dhurata mes njëri-tjetrit, por tani duket se janë afruar edhe më shumë.
Mediat e huaja shkruajnë se William dhe Kate po planifikojnë të shkojnë në Santa Barbara për një vizitë në shtëpinë e Meghanit dhe Harry-t.
Sipas burimeve William dëshiron të kalojë më shumë kohë me të vëllain, sapo t’i jepet mundësia për të fluturuar drejt SHBA.








