“Mirëmëngjes, me bashkëshorten time”, -shkruan Robin Krasniqi në foton e postuar mëngjesin e sotëm në Instagram. Epiteti “bashkëshorte” që sportisti i është referuar Heidit hedh dyshimet se çifti janë martuar. Kujtojmë se në fillim të shkurtit u përfol gjithashtu se çifti ishin fejuar për shkak të një fotoje që Robin kishte postuar në Instagram ku kishte vendosur ’emoji’ unazën. Sportisti dhe modelja janë prej disa kohësh së bashku dhe zyrtarizimi i lidhjes së tyre nuk do të ishte çudi./revistawho.com