Nëse tutat kanë qenë rrobat më të rehatshme dhe definuan më së miri periudhën e karantinës, atëherë ne po ju themi se fundet e vajzave të tenisit janë ato që do të definojnë periudhën e ‘lirisë’. Zyrtarisht vëmendja është zhvendosur tek ngjyra e bardhë dhe më së shumti tek modelet e vogla të fundeve, shoqëruar me atlete e çorape të gjata në të njëjtën ngjyrë.
Revistat e ndryshme të huaja, përfshirë këtu edhe “HarperBazaar” kanë nxjerrë një katalog fotosh të veshjes ‘must’ të verës, të cilën me siguri do e shihni shpesh edhe tek figurat e njohura që përqafojnë shpejt çdo trend.
Ne ju sjellim më poshtë modelet, ju mendohuni dhe zgjidhni vetë:/revistawho.com









