Mbretëresha e Anglisë ka publikuar në faqen zyrtare të ‘Kensington Royal Palace’ fjalimin e përvitshëm të Krishtlindjes, duke uruar kështu popullin e saj me fjalë prekëse që flasin për sakrificat, dashurinë për familjen, etj. Por detaji që nuk i ka shpëtuar ndjekësve në ‘Twitter’ lidhet me sfondin ku Mbretëresha është fotografuar.
Pas saj ndodhet një piano e larë në ar dhe kjo gjë nuk i ka shpëtuar askujt. Reagimet kanë qenë të shumta dhe aspak pozitive. “Mbretëresha flet për sakrificën me një piano ari pas shpine”,-shkruan një përdorues në ‘Twitter’.
Të tjerë kanë vënë në dukje sërish detajin e pianos, por reagimet kanë qenë të ndryshme. Siç duket populli nuk e ka pritur aspak mirë fjalimin e Mbretëreshës dhe e gjithë kjo ka ardhur nga një ‘pakujdesi’ e saj./revistawho.com