Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Më 8 shtator bëhet nami! DJ më trendy në botë elektrizon Tiranën

19/08/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Prej disa vitesh, Tirana është kthyer tashmë në një destinacion të dashur për shumë yje të muzikës botërore… Mbyllja e sezonit veror do të sjellë në kryeqytet një prej emrave më të kërkuar në biznesin e argëtimit. Më 8 shtator, sheshi përpara Akademisë së Arteve do të kthehet në skenën e të rinjve që duan muzikë të mirë, sepse prej orës 21:00 Win Music Freedom – STAY YOU do të organizojë aty një festë të madhe. Surprizën e zbuloni më poshtë…





Win Music Freedom – STAY YOU është një platformë eventesh aktive qe prej vitit 2012 në Kosovë dhe Maqedoni e tashmë edhe në Shqipëri. Prej vitit 2016 ata janë shume aktivë edhe në Shqipëri me evente që kanë tërhequr vëmendjen e moshave të ndryshme por sidomos të të rinjve. Natyra artistike e eventeve me pjesëmarrje me mbi 1 mijë vetë është kryesisht e bazuar te muzika elektronike me artistë të njohur në të gjithë botën .

Vlera teknike e zërit, ndriçimit dhe vizuale, janë disa nga pjesët më të veçanta që Win Music Freedom – STAY YOU  ofron, duke bërë që pjesëmarrësit të përjetojnë emocione të jashtëzakonshme të paeksploruara më parë.


Disa nga artistët që kanë performuar vitet e fundit janë: Solomun, Miss Kittin, Pan-Pot, GusGus, Apollonia, John Digweed, Better Lost Than Stupid, Nicole Moudaber, Black Coffee, Ricardo Villalobos, Art Department, Heidi, Dub Fx, Dubfire, Dennis Cruz, Martin Buttrich, Davide Squillace, Matthias Tanzmann, Hernan Cattaneo, Mathew Jonson, Little Louie Vega, Magda, Guti, Premiesku etj.

Gjatë vitit 2016-2017 kanë sjellë në vendet shqiptare artistë të tjerë të njohur si: Oxia, Adriatique, Henry Saiz, Rayko, Mendo, Dj Meme, Pete Herbert, Ninetoes, Magdalena, Luxxury, Faze Action, Oliver Dollar, etj.

Një prej emrave më të kërkuar në botën e muzikës elektronike do të pushtojë kryqytetin më 8 shtator. Erdhi momenti që Shqipëria të hapë dyert për DJ më trendy  momentalisht në botë. DJ Solomun është Guru-ja i muzikës elektronike që ka pushtuar planetin.

Që prej vitit 2012, kur MixMag Magazine e votoi atë si “DJ i vitit”, karriera e tij padyshim pësoi vetëm  ngritje, duke e shndërruar atë në një nga emrat më të kërkuar në botë.

Në vitin 2013, ai nisi projektin “Solomun+1” si rezident tek Pacha në Ibiza. Ky hap, ndikoi tej mase në historinë e sukseseve të tija. Solomun tani zotëron 2 shtëpi diskografike (Dynamic dhe 2DIY4). DJ Solomun performon edhe në “Dynamic Radio Show”, që ndiqet nga miliona fansa dhe transmetohet në më shumë se 30 vende të botës. I suksesshëm dhe me aftësi performuese të jashtëzakonshme, Solomun është vlerësuar DJ i vitit për 3 vite radhazi.

Ejani miq dhe përgatituni për një mbrëmje të gjatë plot muzikë dhe emocion, vishni këpucët e kërcimit dhe shihemi në dance-floor. Solomun DJ elektrizon Tiranën…

Biletat për eventin më të bukur të vitit mund t’i gjeni në pikat e poshtëshënuara.

Tags: DJDj Solomuneventjete natetiranetrendyWin Music Freedom – STAY YOU
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Next Post
FOTOT / Të gjithë sytë nga “Posh Lounge”… Brenda eventit që ‘tërboi’ Durrësin

FOTOT / Të gjithë sytë nga "Posh Lounge"... Brenda eventit që 'tërboi' Durrësin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera