Anika dhe Shivai kthehen në shtëpi por nuk i tregojnë Omit dhe Rudrës të vërtetën e Virit. Shivai vendos t’i kthejë vëllezërit në shtëpinë Oberoi pasi ka frikë mos atyre u ndodh diçka. Ata nuk pranojnë të kthehen. Shivai i tregon që duhet të luftojë me armikun e tij. Ai vendos që edhe Anika të kthehet por as ajo nuk pranon. Somia shqetësohet kur mëson se Rudra do largohet. Vir i jep asaj të pijë diçka dhe Somia bën sipas urdhërave të tij. Anika fshihet në shtëpi dhe nuk largohet me Omin dhe Rudrën. Vir i jep një ilaç Texhit dhe e detyron të firmosë disa letra. Om me Gorin dhe Rudra me Bavian dhe Somian kthehen në shtëpinë Oberoi. Anika dhe Shivai shkojnë në spital për të mësuar rreth Virit. Ata mësojnë se Vir nuk është doktor. Shveta i tregon Anikës dhe Shivait që Vir nuk është babai i saj dhe ai i kërcënon prindërit e saj. Shtëpia Oberoi vendoset në shitje. Om tronditet kur sheh që letrat i ka firmosur Texh. Monali i tregon Anikës dhe Shivait fuqinë që ka Vir. Anika dhe Shivai shkojnë në shtëpinë Oberoi dhe mësojnë se është vendosur në shitje./revistawho.com