Shivai akuzohet për vrasjen e Anikës. Om dhe Rudra kanë frikë se nëse Shivai e ka vrarë Anikën ata do mbeten në rrugë. Policia shkon në shtëpinë Oberoi dhe arrestojnë Shivain. Om dhe Rudra ndalojnë policët por Shivai pranon që të arrestohet. Policia mëson se Anika është rikthyer dhe nuk ishte e vdekur. Ata i kërkojnë falje Shivait dhe e lirojnë. Anika humb ndjenjat dhe bie në krahët e Shivait. Doktori viziton Anikën dhe i informon se ajo ka pësuar lëndime. Shivai nuk e beson se ajo është Anika dhe mendon se është ndonjë mashtruese. Anika përpiqet të flasë me Shivain por ai nuk e dëgjon. Vir i thotë Shivait të provojë identitetin e vërtet të Anikës. Shivai dhe Vir e vënë në sfidë Anikën dhe ajo arrin t’i realizojë me sukses. Shivai vendos të marrë shenjat e gishtërinjve të Anikës. Më vonë ai merr rezultatin dhe del që ajo është vërtet Anika. Shivai dhe Vir vendosin të shkojnë në varrin e Anikës për të parë nëse trupi i saj është atje. Ato e gjejnë trupin e Anikës të varrosur. Pasi Vir largohet Shivai me vëllezërit hapin varrin dhe nxjerrin Anikën./revistawho.com