Anika, Gori dhe Suman përpiqen t’ja mbathin por motorri u prishet. Vajzat fshehin motorrin dhe vrapojnë. Ato ndahen në grupe dhe fshihen. Një prej burrave afrohet pranë Gorit dhe Sumanit. Anika dorëzohet para tij. Ai i kërkon Anikës t’i tregojë ku fshihet Sumani por Anika refuzon. Suman detyrohet të dorëzohet gjithashtu. Ajo i lutet që të lërë Anikën dhe Gorin të largohen. Shivai dhe Om rrahin dy burra që po prisnin në makinë për vajzat. Anika sulmon kryetarin dhe vajzat ja arrijnë t’ja mbathin edhe një herë. Ato arrijnë në komisariat. Shivai gjen një thikë me gjak ndërsa Om gjen një pjesë të shallit të Gorit. Ata shqetësohen dhe pendohen që i lanë Anikën dhe Gorin të shkonin vetëm në fshat. Anika i kërkon policit të denoncojë rastin por ai refuzon. Në komisariat vjen krye oficerja e cila është shumë e rreptë. Vajzat tallen me të dhe ajo i fut brenda në qeli. Anika telefonon Shivain dhe i tregon që është në burg. Shivai dhe Om arrijnë në komisariat. Shivai kërcënon policen. Ajo nxehet dhe i fut edhe djemtë në qeli. Pas tyre në komisariat shkojnë edhe Texh dhe Shakti. Ata i bërtasin policës. Ajo i fut në burg. Gjyshja shkon në komisariat dhe i shpëton të gjithë. Ajo dhe policja janë mikesha të vjetra. Gjyshja vendos që ta bëjnë ritin e Anikës dhe Shivait në komisariat pasi nuk ka më kohë për tu kthyer në shtëpi./revistawho.com