Halla përpiqet të vrasë Gorin.Om rrëshket dhe bie nga shkallët. Tre muaj kanë kaluar dhe Anika e Shivai tanimë kanë vazhduar jetët e tyre të ndarë. Om ka rënë në koma pasi është rrëzuar nga shkallët. Familja është e shkatërruar nga kjo fatkeqësi. Texh nuk beson se Om do rikthehet në jetë dhe vendos që ta lërë të vdesë. Shivai nuk e pranon këtë. Ai zihet me Texhin dhe me nerva largohet me motorr. Pinki e shqetësuar telefonon Ragnin dhe i lutet të shpëtojë Shivain. Shivai shkon me motorr në buzë të greminës. Ragni e ndalon para se Shivai të bëjë veprimin fatal. Një personazh i ri vjen në serial. Ai fiksohet me Anikën pasi e sheh atë duke qarë. Gori për tre muaj ka pritur me besim se Om do zgjohet dhe nuk heq dorë së shpresuari. Edhe Rudra për 3 muaj nuk ka arritur ta gjejë dot Bavjan dhe nuk e di çfarë i ka ndodhur asaj. Halla ja vë fajin Gorit për gjendjen e Omit. Bavja është rrëmbyer nga njerëzit e Sultanit të cilët kërkojnë varësen. Bavja nuk pranon ta thotë dhe Sultani urdhëron vrasjen e saj. Zvetlana rikthehet në serial. Ajo maskohet si doktoreshë dhe i jep Gorit një ilaç për të shëruar Omin. Bavja arrin të shpëtojë nga banditët. Inspektori i thotë Bavjas se Sultani do shkojë në shtëpinë Oberoi për të gjetur varësen. Bavja duhet të kthehet në shtëpinë Oberoi por nuk di si t’ja shpjegojë Rudrës ku ka qenë për 3 muaj. Bavja i kërkon inspektorit t’i qëllojë me armë që të duket sikur e kanë plagosur. Texh do që të vendosë për fatin e Om por halla nuk e lejon. Gori i injekton Omit ilaçin që i dha Zvetlana./revistawho.com