Shivai merr një telefonatë dhe tronditet. Ai i kërkon të ftuarve të largohen. Shivai njofton Shaktin se policia do e arrestojë për çështjen e fabrikave Kalijani. Ai i kërkon të atit të tregojë të vërtetën por Shakti dhe Texh dhe nuk tregojnë gjë. Inspektori i thotë Shivait se ata do arrestojnë Pinkin pasi nuk dihej ku ishte ajo ditën që ndodhi incidenti në fabrikat Kalijani. Shivai inatoset dhe kupton që po bie në kurthin e Virit. Pinki i tregon Shivait që atë ditë ishte me Rupin pasi fëmija i saj ishte sëmurë. Shivai shkon me vëllezërit tek halla e tyre Rupi. Shivai e rikthen Rupin në shtëpi dhe i kërkon Texhit e Shaktit ta pranojnë motrën e tyre. Rupi shpëton Pinkin pavarësisht se ato nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë. Pinki e falenderon Rupin dhe i kërkon falje për gabimet që ka bërë. Vir zbulon se Rup është nëna e tij dhe se ai po hakmarret për të./revistawho.com