Ditën e djeshme, Gentjan Zenelaj njoftoi humbjen e të atit nga lufta e gjatë me Covid-19. Sot, ai ka ndarë dhimbjen me ndjekësit, duke shkruar disa fjalë për gjithçka po përjeton në këto momente.
“Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo..Ata rrojnë brenda qelizave tona. Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë..Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot. Kanë kujtime tē mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty…me gjyshin e butë e shokun e lojrave..E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo..Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë. Keshilluesi më i duruar..Te dua shumë Babo”, shkroi ai në foton krah të atit.

Kujtojmë se pandemia ka marrë shumë jetë njerëzish gjatë këtij viti, ndër ta edhe personazhe publikë, ose të njohur të tyre./revistawho.com







