Si është të nisësh ditën me diellin përkrah? Mesa duket fatin që ta kishte diellin pranë këtë mëngjes e pati këngëtari i njohur, Alban Skënderaj. Më herët ju thamë që familja simpatike është nisur për pushime drejt Turqisë. Në foton e postuar ditën e sotme, Alban shfaqet përkrah partneres së tij, ndërkohë që marrin rreze dhe shijojnë pamjen e mrekulleshme që servir resorti që kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë qetësie. Krahas fotos së adhurueshme ka shkruar: “Me diellin përkrah”. Kushedi sa është emocionuar Miriam nga këto fjalë. Tashmë e mësuam dhe pseudonimin e këngëtares “Diell”. Ku ka më bukur se dashuria! Këto momente padyshim janë një tregues që ata vazhdojnë të jenë më të dashuruar se kurrë dhe fryt i këtyre ndjenjave është vogëlushja Ameli. Miriamin së shpejti do ta shohim në karrigen e trajnerëve të “The Voice Kids” ku do të spikasë talentet muzikore./revistawho.com