• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me fotot më të bukura nga sezoni i kaluar i ‘Dua të të bëj të lumtur’, Arbana Osmani tregon se këtë vit do të ketë më shumë emocione

Moderatorja e dashur e publikut shqiptar, Arbana Osmani ka bërë të ditur në llogarinë e saj në ‘Instagram’ datën se kur do të startojë sezoni i radhës i programit të saj ‘Dua të të bëj të lumtur’.

“Për të gjithë ata që më pyesin çdo ditë, çdo orë e minutë, ‘Dua të të bëj të lumtur’ fillon më 18 janar. Do të jetë akoma më emocionues, akoma më befasues, plot me yje e të qeshura me shpirt. Me histori të rralla”, ka shkruar Osmani krah fotove të disa prej historive të sezonit të kaluar në program.

Kujtojmë se Arbana ka publikuar foto të ndryshme gjatë kësaj periudhe duke treguar përgatitjen e stafit për këtë sezon i cili pritet të sjellë shumë emocione tek të gjithë teleshikuesit.

Me siguri ndjekësit e tij janë duke e pritur me padurim momentin kur ‘Dua të të bëj të lumtur’ do të shfaqet sërish në ekranin e ‘Top Channel’./revistawho.com