Puntata e djeshme e “Shiko kush luan” rezervoi shumë surpriza. Të ftuar ishin kasti i filmit “I love Tropoja” dhe në fund dy reperët e njohur, Getoar Selimi dhe Majk. Megjithatë pjesë e lojërave u bënë edhe kapitenët, të cilët duhet t’i përgjigjeshin pyetjes se cili nga personazhet e ftuar në emision ju ka acaruar nervat dhe cilin kanë pëlqyer më shumë. Flori ka zbuluar se personazhet që ka pëlqyer më shumë ishin Mihrije Braha dhe Naim Abazi, për dashurinë dhe çiltërsinë me njëri-tjetrin. Më pas ai ka zbuluar edhe personazhin që nuk e ka pëlqyer. “Personazhi që më ka acaruar më shumë nervay, do e them publikisht, është Butrint Imeri. Dhe publiku është zhgënjyer shumë, thanë: Pse ky është Butrinti”, u shpreh Flori, ashtu i sinqertë si gjithmonē.