Fjolla Morina do të bëhet nënë për herë të tretë? Është kjo pyetja që po i mundon të gjithë pas postimeve të fundit të këngëtares. Fjolla së bashku me Fisnikun ndodhen me pushime e në fotot e publikuara, barku i rrumbullakosur është i dukshëm. Por me videon e fundit të postuar nga Fisniku, duket se aludimet po forcohen edhe më shumë.
Fisniku e ka filmuar Fjollën duke fjetur gjatë udhëtimit me avion dhe për një moment i thërret që ajo të zgjohet. Këngëtarja hap sytë dhe i vendos duart tek barku, i cili duhet thënë duket qartë si barku i një shtatzëne e jo shtim në peshë pasi Fjolla gjithmonë është shquar se mbahet në super formë.
Tani na mbetet vetëm të kemi komfirmimin e çiftit.








