Sot ka një jetë plot xixa dhe luks, por Paris Hilton ka kaluar një periudhë shumë të errët në jetën e saj. Në një seancë dëgjimore të Komitetit të Senatit të Shtetit në Utah, për projektligjin për mbikëqyrje më të madhe të qeverisë sa u takon qendrave të të rinjve, Hilton tregoi historinë e saj personale.
Biznesmenia 39-vjeçare tregoi se kur ndiqte kolegjin “Provo Canyon” në Utah është abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht nga stafi. Asokohe ajo ishte vetëm 17 vjeç dhekujton kur kaloi episode traumatizuese kur e mbyllnin në dhoma izolimi.

Madje ajo tregon se nuk kishte aspak privatësi dhe kur bënte dush monitorohej.
“Nuk kam marrë ajër të pastër dhe nuk kam parë rrezet e diellit për 11 muaj. Kishte zero privatësi sa herë që përdorja banjën ose bëja dush monitorohesha. Ndjeja sytë e tyre që vështronin trupin tim të zhveshur. Ndihesha e dhunuar çdo ditë”-tha Hilton me lot në sy teksa shtoi se nuk do ndalet derisa të vihet drejtësia edhe për të rinjtë e tjerë që po vuajnë si ajo.









